Arrestohet në Marok kreu i rrjetit të trafikut të drogës në Spanjë, 86 të arrestuar dhe 11 tonë hashash të sekuestruar
Kremlini ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në festimet për përvjetorin e 75-të të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që në Rusi njihet si Lufta e Madhe Patriotike.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve në Moskë se ende nuk është bërë e qartë kush do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në këtë organizim.
“Ne jemi informuar nga kanale diplomatike që presidenti Trump nuk do të marrë pjesë”, ka thënë Peskov.
Për nder të kësaj ngjarjeje, në Moskë më 9 maj do të zhvillohet një paradë ushtarake. Moska ka thënë më herët se përveç Trumpit, ka ftuar edhe kryeministrin britanik, Boris Johnson, liderin verikorean, Kim Jong-un, liderin kinez, Xi Jinping dhe zyrtarë të kombeve të tjera.
Top Channel