44 vdekje të reja në Iran, helmohen nga konsumimi i tepërt i alkoolit në përpjekje për ta mbajtur larg koronavirusin

11/03/2020 07:02

Irani është një nga vendet që ka regjistruar numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve me koronavirusin e ri pas Kinës, e konsideruar dhe si vendi i origjinës së epidemisë vdekjeprurëse.

Mediat e huaja shkruajnë, se deri më tani rreth 44 persona kanë humbur jetën në Iran nga konsumimi i tepërt i alkoolit, në përpjekje për të minimizuar mundësinë e infektimit me COVID-19.

Dyshohet se viktimat e kanë tepruar me alkoolin, pas ‘zërave’ të dëgjuara në rrjete sociale, se kjo pije mban larg koronavirusin. Në Khuzestan, numri i viktimave nga helmimi si pasojë i alkoolit është më i madh sesa numri i viktimave të shkaktuara nga virusi famëkeq, shkruajnë mediat e huaja.

Sakaq, kujtojmë që deri më tani në vendin islamik janë raportuar 291 persona të vdekur ndërsa mbi 8.000 mijë të tjerë janë konfirmuar të infektuar me virusin që ka alarmuar botën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel