Pikat turistike të zbrazura, patrullat e policisë në Itali këshillojnë njerëzit të qëndrojnë brenda

10/03/2020 15:10

Rrugët e sheshet italiane ishin të zbrazura sot teksa qytetarët po përgatiten për karantinën e gjatë që ka nisur me një bllokim të paprecendetë të të gjithë vendit.

Atraksionet e famshme turistike si galeritë e dyqaneve në Milano, Romë e Vatikan ishin bosh teksa masat drastike të koronavirusit mbrëmë u zgjeruan në të gjithë vendin.

Blerësit në supermarkete ruanin distancën prej 1 m nga njëri-tjetri duke bërë që radhët të zgjateshin jashtë dyqaneve.

Në Napoli policia jepte instruksionet me megafonë duke paraljmëruar kundër lëvizjeve në emergjencën e koronavirusit.

Kryeministri Giuseppe Conte tha mbrëmë se “të gjtihë duhet të heqim dorë nga diçka për mbrojtjen e shëndetit publik”, ndërsa në vend janë konfirmuar 9,000 të infektuar me virusin e ri dhe 463 të vdekur.
Virusi ka vazhduar përhapjen deh doktorët po detyrohen të marrin vendime për jetë a vdekje se cilët duhet të pranohen në kujdesin intensiv.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA