Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë për masat ndaj koronavirusit ka akuzuar opozitën se po përhap panik dhe po dezinformon qytetarët.
Rama ka thënë se Shqipëria është një vend i vogël dhe se s’ka nevojë për shumë task-forca. “Duhet të jetë një nivel komunikimi, por jo një zgjatim një bisht, një degëzim i helmatisur, i luftës të përditshme i politikës”, shton kryeministri në fjalën e tij.
Fjala e kryeministrit:
“Numri i të prekurve është rritur është e rëndësishme të dëgjohet nga të gjithë, se 8 prej tyre janë vrazhdë e një kontakti , e pastaj me radhë 6 të tjerë, të cilët janë të afërt po jo aq të afërta sa brenda mureve të shtëpisë, dhe 2 raste të tjera në e moshuar në Durrës dhe një djalë në Tiranë. Të gjitha janë raste me kontakte të importuara nga Italia. Duke pasur kaq shumë kontakte nga Italia ishte e pashmangshme. Ne besojmë shumë që është një rast që në radhë të parë personat publik dhe mbi ta për shkak të aksesit dhe të përgjegjësisë të gjithë përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task-forca të ndryshme, në asnjë vend të planetit nuk është shfaqur një task-forcë alternative apo të tjera, as ato digjitale.
Më erdhi mirë, jo më larg se dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë, që ishte as më shumë as më pak por një fjalë e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit dhe motrat në të gjitha vendet që janë në luftë, por sot as më shumë e as më pak gjithçka ndryshoi. Ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit, i pajustifikueshëm. Shqipëria nuk është kaq e madhe dhe nuk ka kaq shumë ekspertë sa të ndahet në shumë task-forca. Të gjithë përfshirë edhe mjekë u bashkuan, të gjithë institutet e ekspertëve janë bashkuar, Po në Shqipërinë e vogël çfarë mund të bëhet nga ekspertët e këtyre task-forcave sesa të bashkohen me forcat e shëndetit publik.
Top Channel