Këshilli i Dibrës në seancën e jashtëzakonshme, të mbajtur mbrëmë vonë, në të cilën u shqyrtuar gjendja me përhapjen e koronavirusit në rajonin e kësaj komune, mori konkluzion, me të cilin nga disa ministri kërkohet ndërmarrje e masave urgjente.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkohet urgjentisht të merret vendim për ndërprerje të mësimit për një kohë të pacaktuar.
Ministria e Shëndetësisë urgjentisht ta rrisë numrin e punonjësve shëndetësore në Njësitin punues të Dibrës për shëndet publik (epidemiolog, personel shëndetësor teknik). Inspektorati sanitar t’i rrisë kontrollet mbi kapacitetet hotelierike për nivelin e dezinfektimit.
Nga Qeveria kërkoi mundësinë për shkurtim të orarit të punës për administratën publike dhe shtetërore.
Në seancë morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Hekuran Duka, drejtues i njësitit punues të Entit për shëndet pu blik Mentor Mela, shefi i Sektorit për punë të brendshme Arben Dumani, si dhje përfaqësues të institucioneve tjera.
Top Channel