Italia pezullon pagesat e kredive prej impaktit të epidemisë së koronavirusit në familjet e bizneset

10/03/2020 15:54

Pagesat e kredive për familjet dhe bizneset e vogla do të pezullohen në të gjithë Italinë prej përkeqësimit të pasojave të koronavirusit në ekonominë e vendit, tha sot zv. ministrja e ekonomisë.

“Po, kjo do të bëhet, për individët dhe bizneset e vogla”, tha zv. ministrja Laura Castelli, në një intervistë kur u pyet për mundësinë.

Financierët italianë ABI thanë dje se huatë përbëjnë 90 përqind të të gjitha aseteve dhe ishin gati të ofrojnë një moratorium borxhi për bizneset e vogla dhe familjet që kanë pësuar dëme nga epidemia e koronavirusti të ri.

Lajmi vjen teksa Italia njoftoi se ka dyshishuar shumën e gatshme për luftën ndaj epidemisë në 7 miliardë euro dhe ka rritur limitin e borxhit në 2.5 përqind të prodhimit kombëtar.

Lëvizj e tyre po reflektohet nga grupe të tjera botërore finance.

Duke folur për La Repubblica, kryeministri Conte u zotua të ndiqte një kurs të ashpër terapie në ndihmë të ekonomisë italiane pas mbylljes së shumicës së qendrave industriale e të bizneseve.

Tregu i aksioneve në Milano kishte rënë me 17 përqind që prej nisjes së epidemisë në veri dhe vazhdoi rënien edhe dje.
“Evropa të mos mendojë se mund të përballojë një situatë të jashtëzakonshme me masa të zakonshme”, tha ai.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel