Në Gjirokastër ka filluar dezinfektimi i mjediseve publike sidomos hapësirave qe frekuentohen nga të moshuar.

Dezinfektimi i shkollave u zhvendos në mënyrë që ti paraprijë rinisjes së mësimit.

Ndërkohë në Kakavijë do të shtohet me dy mjekë në mbrëmje personeli shëndetësor që skedon dhe filtron udhëtarët për simptoma të mundshme të korona virusit.

Vlen të theksohet se qarkullimi është minimizuar në bare, restorante dhe mjedise të tjera publike.

Edhe urgjenca e spitalit ka regjistruar numër shumë të ulët rastesh që paraqiten për të marrë shërbime.

Top Channel