Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për të ballafaquar me koronavirusin. Mbi bazën e kësaj në mbledhjen e sotme ka ndarë 10 milionë euro për ministrinë e shëndetësisë për të zbatuar atë.

Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia tha se deri më tash nuk ka asnjë rast me koronavirus, përkundër kësaj ai tha se është ngritur niveli i gatishmërisë.

“Është propozuar ngritja e nivelit të gatishmërisë. Kosto finale e këtij veprimi është rreth 10 milionë euro. Ky plan përshinë aktivitete të resurseve të ndryshme dhe institucione tjera mbështetëse. Masat e përfshira në planin e veprimit kanë për qellim mbrojtën e qytetarëve. Për ne koronavirusi paraqet një emergjencë kombëtare”, tha ai

Në lidhje më këtë, ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami tha se edhe dikasteri që përfaqëson është në gatishmëri të plotë përkitazi me veprimet që duhet të merren.

Top Channel