Imazhe të reja tronditëse tregojnë një tank turk që shemb gardhin kufitar në ndihmë të emigrantëve që kërkojnë të kalojnë drejt Greqisë e më pas drejt Evropës.
Autoritetet greke kanë publikuar pamjet me shikim të përforcuar natën, ku duken autoblindat që rrëzojnë gardhin kufitar në rajonin e Kastanies.
Zhvillimi vjen një kohë kur Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Greqisë të hapë kufijtë e saj për emigrantët që duan të arrijnë në Evropë.
Në të tjera imazhe duken qindra refugjatë të dëshpëruar që hapin kalimin e gardhit pas kalimit të tankut.
Pala greke pretendon se ushtarët turkë kanë lëshuar granata shurdhuese dhe gaz lotsjellës ndaj rojeve greke.
Mes kaosit në zonën kufitare shpërtheu zjarri dhe tymi i dendur teksa emigrantët prisnin telat me pinca.
Tensionet janë përshkallëzuar mes Turqisë e BE mbi përgjegjësinë për emigrantët në territorin turk, për të cilët Erodgan kërkon “shumë më tepër mbështetje.”
Në fjalimin e tij në ditën ndërkombëtare të grave, presidenti turk tha se gratë deh fëmijët po dëmtohen më shumë nga kriza. “Hapni dhe ju kufijtë tuaj e lejoni të shkoujnë në vende të tjera, hiqeni barrën nga vendi juaj”, tha ai drejtuar Greqisë.
Top Channel