Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur sot në një konferencë për media edhe në lidhje me propozimin për shkarkimin e shtatë ambasadorëve të Kosovës në vende të ndryshme të botës, prej tyre edhe të Vlora Çitakut në Uashington.

“Unë do të respektoj ligjet dhe interesin e shtetit. Zyrtarët që e përfaqësojnë Kosovën do të vazhdojnë punën e tyre”, është shprehur Thaçi.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, ka propozuar tërheqjen e 7 ambasadorëve nga misionet diplomatike të Kosovës. Në vendimin e Konjufcës shkruan se ai duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme ka kërkuar tërheqjen e këtyre ambasadorëve, siç e ka quajtur ai, politik.

Në bazë të kompetencave që ka presidenti që ia jep Kushtetuta e vendit, është vetëm ai që shkarkon dhe emëron ambasadorà «t e shtetit të Kosovës.

Sipas nenit 88, pikur 25, të Kushtetutës së Kosovës, presidenti ka drejtën për t’i shkarkuar dhe emëruar të gjitha shefat e misioneve diplomatike me propozimin e Qeverisë

Top Channel