Prifti që shtrëngoi dorën me besimtarët diagnostikohet me koronavirusin, qindra thirren të testohen

09/03/2020 20:51

Një prift që ka shtrënguar dorën me qindra besimtarë në SHBA është diagnostikuar me koronavirusin e ri.

Reverend Timothy Cole në Washington DC, rezultoi pozitiv me virusin dhe personi i parë i prekur i qytetit, ndërsa të gjithë besimtarët që kanë vizituar kishën prej 24 shkurtit janë thirrur të testohet ose të vetë-vendosen në karantinë për dy javë.

Autoritetet llogarisnin se disa qindra njerëz “kanë pasur kontakt ose bashkëveprim” me Reverend Cole dhe përshkruheshin si me rrezik të mesëm në kontaktimin e infeksionit.

Në një email për besimtarët ai shkruante: “Së pari dua t’ju siguroj se jam mirë. Po marr kujdes shumë të mirë dhe jam me humor të irë, duke marrë në konsideratë rrethanat. Do të mbetem në karantinë për 14 ditë, ashtu si dhe pjesa tjetër e familjes time”.

SHBA ka tashmë 580 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri ndërsa shtetet e Kalifornisë, New York, Oregon e Washington kanë shpallur gjendje emergjence.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA