Një seri foto mahnitëse kanë kapur momente nga përditshmëria e një fisi afrikan, mjaft të rrezikshëm, të njohur si “Mursi”.
Ky fis është një komunitet me rreth 10,000 mijë banorë në Etiopinë e largët. Në fotot e publikuara shikohen gratë e këtij komuniteti duke qëndruar roje me një kallashnikov në krahë, një grua tjetër qëndron krenare dhe stoike, teksa tregon pjatën e saj të gjerë në brendësi të buzëve. Ndërsa një grua e moshuar shfaq veshjen e saj mbresëlënëse të përbëre nga një kurorë me guaska deti.
Fisi “Mursi”, është i njohur si një grupim mjaft i rrezikshëm, me luftëtarë të zotë dhe të aftë për të vrarë këdo. Fotot janë realizuar nga fotografi Italian Gianluca Chiodini. Fotografi zbulon gjëra interesante rreth fisit dhe aktivitet të tyre të përditshëm.
“Mursi është një fis luftarak në lumin Omo dhe e pranoj, kur kam qëndruar në atë zonë isha pak i frikësuar. Është e rrezikshme të dalësh nga rrethimi i fisit rreth orëve të pasdites, pasi me shumë gjasa disa njerëz janë të dehur dhe të pajisur me kallashnikovë në duar, të kërcënojnë dhe dhunojnë. Një ditë u ndesha në rrugë me një djalë të dehur dhe u detyrova t’i jap para për të parandaluar problemet”, tha fotografi.
Për sa i përket pllakave të vendosur në brendësi të buzëve. Fotografi shpjegoi se ky është një rit që aplikohet tek vajzat që kur janë rreth 15 vjeçe.
“Vajzat presin buzët e tyre dhe vendosin në brendësi të tyre copa druri të rrumbullakëta. Pllakat janë të ndryshme nga secila grua dhe madhësitë e tyre gjithashtu. Pasi plagët i shërohen, gratë u shprehën se nuk vuajnë nga asnjë shqetësim, përveç disa problemeve të vogla në të folur”, tha Gianluca.
Sipas tij të fotografosh këtë fis është një mision me vete, janë shumë të vështirë për t’u bindur dhe për çdo foto dëshirojnë para.
“Fisi jeton në male të izoluar nga Etopia dhe mes të gjitha fiseve që kam vizituar në atë zonë, është ai që jeton në kushte më të vështira. Nëse dëshironi të përdorni kamerën tuaj, ata kërkojnë para për çdo fotografi dhe filmim. Vetëm shumë pak prej tyre ishin të sjellshme, me të tjerat duhet të aplikoje një sjellje shumë të rafinuar”, përfundoi fotografi.
Top Channel