Kurti nuk takon Thaçin/ Presidenti informoi të gjithë kryetarët e partive për bisedën në Shtëpinë e Bardhë

09/03/2020 19:50

Presidenti dhe Kryeministri nuk po arrijnë ta gjejnë gjuhën e përbashkët as për t’u takuar edhe kur fjala vjen për marrëveshjen e paqes me Serbinë.

Gjatë së hënës me përjashtim të Albin Kurtit, përfaqësuesit e të gjitha partive politike kanë shkuar në takim tek Presidenti Hashim Thaçi për t’u informuar për takimin e Shtëpisë së Bardhë.

Takimi i paraparë për ora 13, nuk u realizua pasi sipas Thaçit, Kurti atë e anuloj pesë minuta para takimit.

Nga ana tjetër Kurti përmendi dy arsye që kanë ndikuar të mos marr pjesë ne takim.

“E para, sot është dita kur duhet të dëgjohet Vasfija, znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. Është dashur të vijë edhe Presidenti të dëgjojë në Kuvend. Jo të organizojë takime të ndara për të përçarë. Së dyti, Presidenti sot e paska lënë t’i takojë krerët e partive. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kam as interes e as gatishmëri ta takoj Presidentin aktual. Si Kryeministër e kam obligim. Takohemi një ditë tjetër kur të mbarojë me partitë”

Kjo po ndodh edhe përkundër nevojës për konsolidim të qëndrimeve në arenën ndërkombëtare.

Derisa Kurti në planin qeverisës e ka futur BE-në si udhëheqëse të dialogut me Serbinë, Thaçi thotë se BE-ja mund të jetë pjesë e tavolinës së dialogut vetëm nëse liberalizon vizat për Kosovën.

Në këtë situatë, shoqëria civile po e vlerëson të pa pranueshëm veprimin e Kurtit.

Presidenti ritheksoj se marrëveshja përfundimtare eventuale do të shkoj në Kuvend për miratim, si dhe mohoj të jetë folur për ndryshime kufijsh në takim me me ambasadorin, Richard Grenell dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA