Koronavirusi vret 180 ushtarë në Korenë e Veriut, më shumë trupa nga sa mbajnë krematoriumet

09/03/2020 20:30

Koronavirusi i ri mund të ketë vrarë rreth 200 ushtarë në Korenë e Veriut, teksa sipas raportimeve një epidemi madhore është përhapur në vendin e izoluar komunist.

Një burim nga ushtria e regjimit tha se kanë vdekur aq shumë ushtarë sa nuk përballohet nga krematoriumet ndësa udhëheqësit kanë urdhëruar dezinfektimin e trupave.

Ndërkohë Peniani insiston se nuk është prekur nga koronavirusi dhe ka përforcuar kufijtë duke detyruar të izolojë në karantinë vizitorët e huaj për një muaj.

Por burime të tjera pretendojnë se virusi po përhapet me shpejtësi në vend dhe se regjimi i Kim Jong-un ka ekzekutuar një zyrtar që shkeli karantinën.

Vëzhguesit besojnë se sistemi i shëndetësisë së Kim Jong-un është totalisht i papërgatitur për virusin deh kanë shprehur frikën se epidemia mund të jetë fatale për shumë njerëz.

Dy fqinjët e Koresë së Veriut, Kina e Korea e Jugut janë vendet me më shumë raste të prekura në botë, prandaj dhe studiuesit besojnë se Veriu po e fsheh epideminë.

në një raport të trupave mjekësore të ushtrisë së Veriut thuhej se 180 ushtarë kanë vdekur në janar e shkurt nga simptoma që përputhen me koronavirusin.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA