Një aktor i serialit të njohur horror me zombi “The Walking Dead” (Të vdekur që ecin) është burgosur së fundmi pasi rrahu dhe kafshoi të dashurën e tij britanike.

Aktori amerikan Michael Mundy, 52 vjeç, nisi të shoqërohet me fansen e tij Beverly Jackson, 41 vjeçe nga Britania, dhe shkoi atje për ta takuar.
Por pak pas kohe ai nisi ta bënte objekt abuzimi fizik, duke përfshirë dhe kafshime me dhëmbë. Britanikia është nënë e dy fëmijëve dhe ishte njohur me Mundy tetë vjet më parë në një konventë horrori.

Ai ishte kthyer në SHBA por më pas i shkroi për t’i kërkuar nëse mund të flinte në shtëpinë e saj në Manchester kur të vinte përsëri në Britani.

Beverly tha: “I besova atij. Fillimisht ishte i dashur dhe më premtoi të më përfshinte në kinematografi, por më vonë nisi të bëhej gjithnjë e më abuziv”.
Beverly thotë se fillimisht u sulmua nga Mundy në një dhomë jhoteli në Gjermani në 2018.

“Ai më godiste në fytyrë, më kafshonte në dorë, krahë, në kurriz, më goditi me shkelm dhe më nxori jashtë dhomës”.

Mundy u burgos për një kohë të shkurtër për sulmin ndaj saj. Në serialin e njohur amerikan ai ka luajtur rolin e një zombi, dhe ndiqet nga miliona shikues.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel