Shqipëria shënon dy rastet e para, at e bir të kthyer nga Firence, thotë “Ansa”, e cila thekson se vendi ynë ka pezulluar deri në 3 prill fluturimet me veriun e Italisë dhe të gjitha zonat e kuqe në territorin Italian.

Janë të paktën 8 destinacione italiane me të cilat fluturimet janë të shpeshta; të gjithë personat e mbërritur prej andej, e kanë të detyrueshëm vetëkarantimin, thotë agjencia e njohur italiane e lajmeve. Lajmin e përcolli shpejt dhe “La Repubblicca”, që gjithashtu theksonte faktin se dy të infektuarit kishin qenë në Firence, duke mos e përditësuar ndërkohë me të rejat e fundit, që tregojnë se vetëm djali vinte nga Italia, dhe ka infektuar këtu të atin.

“Shqipëria konfirmon rastet e para me koronavirus, raportoi “US News World Report”, ( jues uorlld njuz report) që i mëshon idesë së 28-vjecari dhe babai i tij 54-vjeç janë në gjendje të qëndrueshme dhe pa komplikacione për shëndetin.

Ajo përmend marrjen e masave të menjëhershme për mbylljen e shkollave dhe ndalimin e fluturimeve me zonat e rrezikut në Itali, duke theksuar se mbi 400 mijë shqiptarë jetojnë në vendin fqinj, i përshkruar dhe si partneri kryesor i Shqipërisë përtej Adriatikut. Ndërkohë, Corriere dell Umbria vetëm 4 ditë më parë shkruante se ekspertët po studionin rastin e Shqipërisë, pasi nuk po kuptohej sesi në këto kushte, nuk kishte ende asnjë rast të virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA