Reshjet e fundjavës kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në lumin Shkumbin.

Mbrëmjen e së shtunës niveli u rrit me 30 cm nga pika maksimale duke bërë që autoritetet vendore në disa fshatra të Divjakës t’u bënin thirje banoreve për tu larguar bashkë me gjënë e gjallë.

Në fshatrat e Cermës frika ishte e dukshme. Veç zonës së Divjakës që rrezikohet nga dalja e Lumit Shkumbin probleme ka patur dhe në disa zona të bashkisë se Lushnjës. Në lagjen Savër hyrjet dhe sheshet e pallateve u mbuluan nga uji.

Në zonën kodrinore pati reshqitje të dherave kur pati dhe bllokim rrugë. Është dashur ndërhyrja e ndërmarrjes së shërbimeve për të hapur rrugët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA