Një shofer ambulance në gjendje të dehur rrezikoi seriozisht jetën e drejtuesve të mjeteve në aksin rrugor Metalurgjik-Elbasan.

Kundër të gjitha rregullave jo vetëm të qarkullimit rrugor por edhe etikës, drejtuesi i ambualancës ishte nisur për të transportuar një të sëmurë që kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit.

Gjatë këtij shërbimi, mjeti i doli nga kontrollli dhe përplasi në rrugë një tjetër mjet tip Volsvagen ku udhëtonin një çift bashkëshortësh. Në komunikimin e policisë me mediat thuhet se, dy bashkeshortët që udhëtonin me Volsvagenin u transportuan menjëherë për në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve por jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha gjithashtu se është duke hetuar më shumë për rastin dhe shkaqet e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA