Vaksina e parë e mundshme kundër koronavirusit është në fazën drejt testimit tek njerëzit.

Kanë kaluar vetëm gjashtë javë nga momenti kur shkencëtarët kinezë bënë të disponueshme sekuencën e koronavirusit dhe kur kompania bioteknike Moderna dërgoi vaksinën e saj në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për të filluar testimin.

Është një ritëm rekord për zhvillimin e vaksinave. Disa kompani të tjera gjithashtu janë duke punuar për të futur vaksinat e tyre në prova klinike. Por, testimi i një vaksine për sigurinë dhe efikasitetin do të zgjasë 12-18 muaj ose më shumë, thonë zyrtarët. Çfarëdo produkti që do të rezultojë përmes testimit, do të përballet me një pengesë tjetër: prodhimin dhe shpërndarjen e mjaft vaksinave për të përmbushur kërkesën për atë që mund të jetë një pandemi globale.

Vaksina e kompanisë Moderna është një nga disa kandidatura që përmbajnë një teknologji të re që nuk është përdorur kurrë tek njerëzit. Çdo vaksinë deri më tani ka përfshirë pjesë të mikrobit në fjalë. Ato paralajmërojnë sistemin imunitar të pacientit që të mbajnë vëmendjen tek mikrobi. Vaksina më e fundit nga kompania Moderna, përmban vetëm udhëzime gjenetike. Trupi i vetë pacientit i përkthen ato udhëzime në pjesë të mikrobeve që paralajmërojnë sistemin imunitar.

Kjo lloj vaksine gjenetike është shumë më e shpejtë për tu prodhuar sesa vaksinat tradicionale. Shkencëtarëve u mjafton të dinë kodin gjenetik të mikrobit, i cili u bë i disponueshëm brenda disa javësh nga zbulimi i koronavirusit. Kjo është mënyra se si kompania Moderna mund të përftojë një vaksinë nga provat klinike në kohë rekord.

Por, kompania bioteknologjike me eksperiencë 10-vjeçare dhe seli në Massachusetts, nuk ka sjellë kurrë më parë një vaksinë në treg. Nëse vaksina e saj vërtetohet se është e sigurtë dhe efektive, kërkesa globale mund të jetë në qindra miliona apo edhe miliarda doza. Kompania nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me aftësinë e saj prodhuese. Dy kompani të tjera të vogla bioteknike, Inovio me qendër në Shtetet e Bashkuara, dhe CureVac me qendër në Gjermani, po punojnë edhe për vaksinat me bazë gjenesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA