Kriza në kufi/ Greqia do të ndërtojë dy kampe të reja për emigrantët

07/03/2020 21:52

Greqia do të ndërtojë dy kampe të reja të përkohshme për pritjen e qindra emigrantëve, të mbërritur këto ditët e fundit pas ndryshimit të politikave nga Turqia, njoftoi ministri i Migracionit.

“Ne do të ndërtojmë dy kampe të mbyllura në rajonin e Serres dhe në rajonin e Athinës, me 1 000 vende”, deklaroi Notis Mitarachi për stacionin televiziv, Skai TV.

“Ne kemi nevojë gjithashtu për mbështetjen e popullsisë lokale. Ne nuk mund t’i lëmë të gjithë këta njerëz në ishuj”, shtoi ai.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA