Shirat e dendur që kanë rënë 24 orët e fundit në territorin e Lushnjës kanë bërë që të rriten ndjeshëm prurjet në lumin Shkumbin.
Niveli i lumit është afër pikës maksimale, ndërsa prurjet vazhdojnë me intensitet të lartë. Përfaqësues se pushtetit lokal kanë bere thirrje banorëve që të jenë vigjilentë dhe të largohen në ato pika ku përfaqësuesit e bashkisë dhe policisë i tremben rrezikut se mund të dalë lumi.
Banorëve që u bën thirrje për largim zv.kryeministri Erion Braçe janë ata të fshatrave Çermë e sipërme, Proshkë, Çermë Pasha, Çermë Shkumbin dhe Sulzotaj.
Shirat kanë sjell probleme dhe në disa zona të tjera në Lushnjë. Nga rrëshqitjet e dherave kanë rënë dhe pemë ku është bllokuar rruga Lushnjë Ballagat problematike është dhe në Karbunare situata ku përroi i Lunjes është në nivele maksimale.
Top Channel