Braçe thirrje banorëve të 5 fshatrave në Divjakë: Shkumbini po del nga shtrati! Kush është afër argjinaturës të largohet menjëherë

07/03/2020 18:01

Zv.kryeministri Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të 5 fshatrave në zonën e Divjakës që të largohen bashkë me kafshët dhe mjetet nga toka e argjinaturës së Lumit Shkumbin, pasi siç ai thotë rrezikon të dalë nga shtrati.

Braçe thotë banorët duhet t’i binden urdhrave të policisë dhe kryepleqve për t’u larguar, ndërsa publikon edhe disa foto nga gjendja e lumit pas shirave të vazhdueshëm të dy ditëve të fundit.

“Çdo banor i fshatrave Çermë e Sipërme, Proshkë, Çermë Pasha, Çermë Shkumbin, Sulzotaj, t’i bindet urdhrave të kryepleqve dhe policisë për t’u larguar vetë dhe çdo kafshë, mjete nga toka e argjinaturës së lumit-buza e lumit deri në argjinaturë! Menjeherë! Bindjuni urdhrave të autoriteteve!”, shkruan Braçe në facebook.

Ndërkohë, shirat e dendur që kanë rënë 24 orët e fundit në territorin e Divjakës kanë bërë që të rriten ndjeshëm prurjet në lumin Shkumbin. Niveli i lumit është afer pikës maksimale, ndërsa prurjet vazhdojnë me intensitet të lartë.

Përfaqësues se pushtetit lokal kanë bërë thirrje banorëve që të jenë vigjilentë dhe të largohen në ato pika ku përfaqësuesit e bashkisë dhe policisë i tremben rrezikut se mund të dalë lumi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA