Koronavirusi diktoi kufizime në jetën tonë të përditshme. Njerëzit në njëfarë mase kanë ndryshuar mënyrën e tyre të jetesës.

I përdorin më shumë maskat, i lajnë më shpesh duart dhe e dezinfektojnë ato, si dhe shmangin takimet me njëri tjetrin.

“Tështijmë tek bërryli, vendosim shami para gojës, shmangim autobusin. Unë kam dezinfektant në çantë. Unë marr maskë, sapun dhe letra të lagura dhe të thata. Ne nuk na ka kapur paniku. Shqiptarët e kanë zakon që puthen shumë dhe e kanë vështirë ta ndryshojnë këtë gjë. Unë i laj më shpësh duart tani”, thonë disa fëmijë.

Koronavirusi ka bërë që të anulohen aktivitete të jetës së përditshme në botë.kështu p.sh Xhamia e Shenjtë në Mekë është mbyllur për t’ju nënshtruar një dezinfektimi. Lutja e të premtes nuk do të kryhet.

Ndërkohë në Itali janë mbyllur shkolla dhe ndeshjet e Kupës së Italisë dhe të Serisë A u shtynë për t’u zhvilluar në fundjavë, pa tifozë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA