Në Serbi u konfirmua rasti i parë me koronavirusin e ri. Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, i cili sqaroi si i infektuari, është një burrë 43 vjeç nga Subotica, qe ka vizituar Budapestin.

Atje, motra e tij kishte probleme me frymëmarrjen. 43 vjecari është vënë menjëherë në karantinë në një spital të Suboticës. “Personi është kthyer nga Budapesti dhe nuk është ndjerë mirë. Ai u izolua menjëherë ndërsa testi i infeksionit tregoi se ishte pozitiv me koronavirusin e ri”, tha Lonçar. Ministri i Shëndetësisë shtoi se nuk kishte vend për panik dhe frikë. Lombardia ndërkohë, vatra e koronavirusit në Europë, shënoi 2.251 raste pozitive me Covid 19, 1.169 pacientë të shtruar në spital, 244 në terapi intensive, 98 të vdekur. Dhe nuk mbaron këtu. Sipas përllogartijeve të bëra bazuar në modelet matematikore të ekspertëve amerikanë, piku I sëmundjes nuk ka ardhur akoma: ai pritet diku rreth 22 marsit, kohë kur në këtë rajon të Italisë llogaritet të ketë 8 mijë shtrime të reja në spital; kjo nëse nuk zbatohen sic duhet masat e frenimit të sëmundjes. Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në Evropë, në kontinent po merren masa të jashtëzakonshme. Organizatorët e Panairit të Librit në Londër, një nga tubimet më të mëdha të industrisë botuese, e kanë anuluar panairin. Linjat ajrore gjithashtu kanë ulur ndjeshëm fluturimet. Në Itali, ku numri i vdekjeve nga koronavirusi është i dyti pas Kinës, qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet deri në mes të marsit dhe i ka shtyrë për muajin tjetër të gjitha ngjarjet sportive ku ka pjesëmarrje tifozësh. Italia është vendi evropian i goditur më rëndë nga COVID-19, me numrin e të vdekurve mbi 148 dhe numrin e infektimeve 3.850. Ministrja italiane e arsimit Lucia Azzolina njoftoi të mërkurën se me situatën epidemiologjike që po ndryshon me shpejtësi, qeveria kishte vendosur të mbyllte të gjitha shkollat dhe universitetet duke filluar nga e enjtja deri më 15 mars. Veç kësaj, ngjarjet sportive, si ndeshjet e futbollit, do të luhen me dyer të mbyllura gjatë gjithë muajit tjetër. Rasti i parë pozitiv me koronavirus u shënua dhe në Vatikan, e menjëherë u mor masa që degjesat publike të së mërkurës të mbahen online ndersa nisi dezinfektimi i ambjenteve. I.Vasia

Top Channel