Banorët e Marinzës pas 3 viteve ende nuk janë dëmshpërblyer për shtëpitë e prishura pas shpimeve për naftë.

Shpimet e shumta për të nxjerrë naftë bënë që shumë  shtëpi të këtyre banorëve të bëhen të pabanueshme. Sot ata ende nuk kanë marrë asgjë dhe jetojnë në kasolle të ngritura nga ata vetë, pasi kanë frikë se shtëpitë e dëmtuara mund t’i zënë brenda.

Në Fiks Fare u ankuan  banorët e Marinzës të  Bashkisë  Roskovec , të cilët ende pas tre viteve nuk kshin marrë asnjë dëmshpërblim për prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e shpërthimeve të shumta për nxjerrjen e naftës. Ata tregojnë për Fiksin se janë duke jetuar në dhomëza të improvizuara apo kasolle të ndërtuara nga vetë ata, pasi kanë frikë të jetojnë në shtëpitë e tyre të dëmtuara. Por jo vetëm ky  është shqetësimin i banorëve të Marinzës, ata ngrenë zërin gjithashtu edhe për prodhimet bujqësore që ata kultivojnë që nuk kanë treg shitje.  Kjo pasi nuk ua blenë kush me motivin se janë të kontaminuara. Problem tjetër që ka çuar edhe në braktisjen e fshatit nga banorët është gazi që çlirohet nga toka  gjatë procesit të nxjerrjes së naftës.

Fiks fare për të gjitha këto probleme që ngritën banorët e Marinzës iu drejtuan Bashkisë Roskovec. Nënkryetari i kësaj bashkie, Maksim Goga shprehet se janë në dijeni të situatës së krijuar në Marinzë, sidomos ai i dëmtimeve të shtëpive nga kompania Bankers. Dëmtimet e shtëpive janë ndarë në  dy grupe dhe sipas një VKM të dal para  dy viteve  shtëpitë që ishin komplet të prishura u dëmshpërblyen , ku në Marinzë ka fituar vetëm një  familje, dhe pjesa tjetër e përfituesve kanë qenë në fshatin Zharrëz.

“Ndërsa për pjesën tjetër të shtëpive të dëmtuara pjesërisht, nuk është bërë asnjë pagesë. Kemi dërguar disa shkresa Entit Kombëtar të Banesave, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ministrisë së Financave, Këshillit të Ministrave, por ende jemi në pritje të zgjidhjes së problemit” përfundon nënkryetari.

Ndërkohë janë 434 familje  me shtëpitë e dëmtuara pjesërisht që presin të dëmshpërblehen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA