Presidenti Meta në konferencën për shtyp komentoi edhe deklaratën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi më herët.

  Ruçi për ultimatumin e Metës: E ka derën e hapur

Meta u pyet nga gazetarët se çfarë do të bëjë tani që maxhoranca ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të reflektojë për dekretin që ai firmosi në tubimin e 2 marsit.

“Po dëgjoja pak më parë kryetarin Kuvendit lidhur me këtë çështje dhe kam vetëm një pyetje se pse duhet të krijohet kjo situatë krize kur presidenti ka kërkuar bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje. Atij dhe deputetëve i kam bërë një mesazh publik. Besoj se ai do të kërkoj hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Faktet e reja kërkojnë një analizë edhe nga Kuvendit për t’u pozicionuar në shtetin e së drejtës ose në anën e shtetit mafioz”, u shpreh Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA