Mediat greke publikojnë pamjet: Ushtarët turq dhunojnë emigrantët në kufij

06/03/2020 21:37

Teksa drejt Greqisë janë derdhur mijëra emigrantë që pas hapjes së kufijve nga ana e Turqisë, akuzat midis këtyre shteteve vijojnë të jenë në kulmin e tyre.

Së fundmi mediat greke kanë publikuar disa pamje ku pretendohet se ushtarët turq godasin dhe rrahin emigrantët në Kastanias, Evros.

Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaron publikisht se nuk dëshiron të takohet apo edhe të fotografohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis pasi ai pretendon se ka emigrantë të vrarë nga pala greke në kufij.

Autoritetet Greke, raportojnë se kanë informacione shumë të sigurta për sa i përket videos së publikuar ku shihen disa ushtarë të keqtrajtojnë emigrantët.

Pala Greke po shqyrton të gjitha skenarët, madje edhe mundësinë që turqit mund të dëshirojnë të krijojnë provokime dhe për këtë arsye kanë nisur të filmojnë çdo veprim të palës turke.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA