Frika nga koronavirusi vuri në panik edhe shqiptarët të cilët me t’u shfaqur rasti i parë në Itali nxituan të blinin maska dhe të boshatisnin farmacitë .

Por ndonëse mjekët sugjerojnë që maskat përdoren vetëm nga ata të cilët kanë kontakt me një person të prekur nga koronavirusi dhe se ato janë një përdorimshe pra mund të përdoren vetëm për dy orë duket se kjo nuk është kuptuar. Qytetarët po i përdorin maskat në rrrugë dhe kur kthehen në shtëpi i heqin për t’i vendosur sërish ato.

Po kështu nxënësit nëpër shkolla i vendosin poshtë bankës e me pas i marrin e i vendosin sërish duke i shndërruar ato jo si mbrojtëse por një burim i përhapjes së një sërë infeksionesh të tjera . Mjekja infeksioniste Sabaet Dedja u bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes me maskat si për mënyrën e vendosjes por dhe përdorimin e tyre .

Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë koronavirusi nuk ka prekur asnjë rast në vendin tonë.

Gjithsej janë testuar 53 persona të cilët kanë shfaqur simptoma dhe kanë ardhur nga vendet e prekura nga Covid 19 .

Ajo që po ndodh në numrin 127 ku priten telefonat e personave që mendojnë se kanë simptoma të coronaviusit është se shumë qytetarë telefonojnë pa lidhje .

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 1539 telefonata nga të cilat 38 janë vlerësuar në lidhje me infeksionet respiratore dhe me histori udhëtimi me Italinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA