LDK i ka kërkuar krryeministrit Albin Kurti, të harmonizojnë qëndrimet për taksën dhe ka paralajmëruar unitet me subjektet e tjera politike në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Kryetarit të Komunës së Gjilanit, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, taksa nuk duhet të jetë problem për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai thotë setakimet janë të përditshme, janë të zakonshme, ne e kemi qëndrimin e harmonizuara sa i përket kësaj çështje në përputhje me kërkesën e përfaqësuesit special të presidentit amerikan, ambasadorit Grenell. Kem kërku që qeveria, respektivisht kryeministri të harmonizon qëndrimet edhe me partnerët e koalicionit, edhe me partitë tjera politike, në mënyrë që largimi i taksës të mos jetë ba rrierë në të ardhmen sa i përket dialogut me Serbinë.
Për sa i përket takimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me taksën dhe ndonjë dakordimi të ndërmarrë, Haziri tha se kanë takime të përditshme për ndërtimin e një uniteti sa më të gjerë sa i përket taksës.
Haziri thotë se: Takimet janë të përditshme, ne tash jemi edhe në institucione, edhe në Qeveri, edhe në Kuvend.
Haziri tha së koalicioni mes LDK-së e LVV-së nuk ka asnjë rrezik që të prishet sepse nuk mund të ekzistojë asnjë lloj rreziku që të kërcënojë marrëdhëniet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në raport me Kosovën, pasi që janë marrëdhënie mbipartiake.
Haziri thotë se: Nuk ka asnjë lloj rreziku mu prish koalicioni sikur që nuk guxon me pas asnjë lloj rreziku mu kërcnu marrëdhëniet e SHBA-ve dhe të Kosovës sepse politika SHBA-së karshi Kosovës është mbipartiake, presidenti amerikan gjithmonë ka deklaru që marrëdhëniet e Amerikës janë me popullin e Kosovës dhe jo me politikanë të Kosovës, kështu që ne politikanët nuk guxojmë të rrezikojmë këtë marrëdhënie të veçantë me SHBA-në. Ai tha se politika nuk mundet në asnjë mënyrë ta rrezikojë këtë marrëdhënie të veçantë me SHBA-në.
Top Channel