Kullat e familjes Jashari në Prekaz, simbol i lirisë së Kosovës, janë në gjendje jo të mirë.

Dhe në këtë 22 vjetor të epopesë së UCK, kur zyrtarë të lartë por edhe qytetarë të thjeshtë i drejtohen masivisht kompleksit të Jasharajve, ato ishin sërish pa kujdesin e merituar. Sipas ish drejtorit të agjencisë së menaxhimit të komplekseve memoriale, Idriz Blakaj, kullat madje rrezikojnë edhe shembjen.
Blakaj: Fatkeqësia më e madhe që është se kullat janë gati të rrëzohen, e nëse kullat bien se domethënia e Prekazit janë kullat dhe janë varrezat e dëshmorëve, nëse edhe kullat prishen atëherë çfarë domethënie ka këtu, çfarë vlere ka investimi që është bërë këtu”
Sipas Blakajt, ka rrezik që thjeshtë një erë e fortë, apo një tërmet, ta rrëzojnë kullën sërish. Blakaj: Ka rrezik prej ndonjë ere të madhe ose larg qoftë ndonjë termet qysh ndodhi në Shqipëri kullat të bien, e kur të bien kullat ma nuk kthehen në gjendjen që kanë qenë”
Sipas Xhevat Imerit, ciceron në kompleksin adem jashari, pesë vitet e fundit, kullat janë vizituar nga gjysmë milioni banorë.
Imeri: Këto 5 vitet e fund it ka qenë viti që më së shumti ka pasur vizitor, diku rreth gjysmë milioni vizitor vetëm këtë vit e kanë vizituar, duke mos llogaritur festat. Kurse gjatë këtyre tri ditëve është një interesim jashtëzakonisht i madh”
Edhe për vetë vizitorët, gjendja në të cilën janë lënë kullat, është e turpshme. Ata shprehen se është e pakuptueshme se si institucionet e kosovës i kanë lënë ato pa përkujdesje.
Salihu: Sa herë vij këtu e ndjej krenarinë për këtë familje Jashari. Qeveria e Kosovës qysh mundet me e lanë këtë vend kështu, po besoj që sa më shpejt duhet kjo të rregullohet
Osmani: Këtu është Meka e shqiptarëve, ai që i thotë vetit shqiptar ai duhet të vijë këtu dhe të vizitojë. Pra, për institucionet e Kosovës është një turp i madh qysh e kanë lënë sot në këtë situatë këtë vend të shenjtë.
Fetahu: Unë e konsideroj se vizita e Prekazit është obligim kombëtar. Vërtet kjo familje i ka dhënë të gjitha për kombin tone.
Bardhi: Ky është një vend i shenjtë për të gjithë shqiptarët dhe nga ky vend i bëj thirrje të gjithë politikës shqiptare kudo që është të mendojnë më shqiptarisht për trojet tona dhe për popullin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA