Koronavirusi vret personin e dytë në Angli, për një ditë infektohen 47 persona

06/03/2020 17:14

BRITANI E MADHE- Një person i dytë ka vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi në Angli.

Sipas Sky News, viktima është një burrë i moshës 80-vjeçare i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Milton Keynes.

Sipas mediave angleze viktima kishte dalë pozitiv nga teste për koronavirusin por megjithatë mjekët po kryejnë analizat nëse CoVid19 ishte në të vërtetë shkaktari i vdekjes së tij.

Ndërkohë në spitalin ku po kurohej viktima, janë izoluar edhe disa raste të tjera të prekur nga koronavirusi. Edhe mjekët që i kanë shërbyer po mbahen nën vëzhgim nëse kanë simptoma të virusit vdekjeprurës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë konfirmuar 47 raste të reja të infektuarish me koronavirus. Në total numri i të prekurve në ishull është 163.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA