Fier- 19-vjeçari Xh.B , banues në Levan, Fier, nxënës i vitit të tretë në gjimnazin “Janaq Kilica” është vënë nën hetim nga Komisariati i Fierit për shkak se dy ditë më parë në ambientet e brendshme të këtij gjimnazi hodhi një përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin “DIVA duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje te disa nxënës të shkollës.
Ky është personi i tretë që është vënën në hetim pas dy nxënësve të tjerë, për hedhjen e sprajtit në klasë.
Si pasojë e përdorimit të këtij spraj, 58 nxënës dhe dy mësues u helmuan dhe u detyruan të shkonin në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Procedohet nga policia një tjetër nxënës i cili ka përdorur sprajtin me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës së mesme në datën 04 mars 2020.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 04 mars 2020, në një shkollë të mesme në Fier, proceduan penalisht shtetasin:
Xh. B., 19 vjeç, banues në Levan, Fier, nxënës i vitit të tretë në këtë shkollë.
Ky shtetas, në bashkëpunim me dy nxënësit e tjerë të cilët u proceduan më parë në gjendje të lirë, dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin “DIVA” në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje te disa nxënës të shkollës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Top Channel