Foshnja që u diagnostikua me koronavirus 5 ditë pasi erdhi në jetë, shërohet plotësisht

06/03/2020 17:15

Një foshnje kineze që u diagnostikua me koronavirus vetëm pesë ditë pasi kishte ardhur në jetë, është mbajtur në spital deri sa arriti të shërohej plotësisht.

I porsalinduri i quajtur Mu’en deri më tani është pacienti me moshë më të vogël nga të prekurit e epidemisë vdekjeprurëse, shkruajnë mediat e huaja. Sapo u mësua që vogëlushi është mbartës i koronavirusit të ri u izolua në karantinë, për një trajtim më të specializuar, por së fundmi është ribashkuar me prindërit e tij në spitalin e Fëmijëve Henan në qytetin Zhengzhou.

Mu’en lindi më 31 janar dhe tashmë pas një muaji, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar së tepërmi. Ndërkohë dhe në dy testet e fundit të kryera nga specialistët, ka rezultuar se mushkëritë e foshnjës janë shëruar plotësisht. Sakaq, kujtojmë që deri më tani rreth 3,400 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100,000 mijë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me virusin vrasës, të njohur zyrtarisht si COVID-19.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA