Elbasan/ Vidhet një farmaci në Papër, autorët marrin 2.5 milion lekë medikamente
06/03/2020 22:11
Elbasan – Një farmaci në fshatin Papër të Elbasanit ka rënë pre e një vjedhje, ku persona ende të pa identifikuar kanë arritur që të marrin medikamentet me një vlerë rreth 2.5 milion lekë.
Sipas policisë vjedhja e kësaj farmacie ka ndodhur 10 ditë më parë, më datë 26 shkurt, ndërkohë autorët ende nuk janë kapur.
Ndërkohë njoftohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Top Channel