Pak ditë më parë lajmi për arrestimin e botuest dhe gazetarit te njohur Henri Çili bëri bujë në të gjitha mediat ne vend.
Cili u arrestua gjatë një operacioni policor dhe akuzohej për krijimin e lehtësirave për trafikantët permes ndikimit te paligjshem. Sipas hetimeve të prokurorisë Çili kishte ndërhyrë për uljen e dënimit të autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Lazarat në 2015, akuzë që cili e ka mohuar.
Për sa i përket takimit të Çilit me Adil Alikon ai ka pohuar në emisionin “Open” se e ka takuar ndërsa thotë se me të nuk ka patur asnjë kontratë. Për sa i përket 750 mijë eurove që Aliko do t’i jepte, Çili i ka mohuar se ka marrë një shumë të tillë. Sipas tij ai nuk ka patur asnjë kontratë me Adil Alikon dhe në këtë mënyrë nuk mund të merrte para.
“As avokatët e mijë nuk e kanë dosjen. Në pozitën time si ortak i kësaj studio ligjore unë jam takuar me shumë persona edhe me atë që është lidhur me çështjen e parë. Kam diskutuar shanset për në shkallën e tretë të gjyqësorit. Edhe asistencën që mund të bënim ne për këtë. E kam takuar familjarët e të dënuarve ose familjarë të të çështjeve të tjera. Nuk dua të flas, pasi nuk i mbaj mend çfarë kamë thënë. Është një çështje e madhe dhe të vështira që teorikisht do shkojnë deri në Strasburg janë të shtrenjta dhe të gjata ky është konteksti i këtij procesi.” , tha ai.
Pas caktimit së masës së sigurisë nga gjykata e Përmetit për të gjithë të arrestuarit, e grupit Mezhgorani, ku ndaj Henri Çilit u vendos detyrim paraqitje, gjykata shpalli moskompetencën dhe çështja i kaloi për hetim të mëtejshëm prokurorisë së posaçme SPAK.
Top Channel