Burri që filmoi veten duke lëpirë një akullore në supermarket dhe e vendosi përsëri në frigorifer është burgosur sot në SHBA pasi video e tij u bë virale në internet.
Video e padenjë e 24 vjecarit D’Adrien Anderson, u shfaq gjerësisht në mediat sociale në vjeshtë pro kësaj jave ai mori dënimin megjithse rrjedhimisht e kishte blerë akulloren e ngacmuar me babanë e tij.
Pas zemërimit publik në mediat sociale shakaxhiu u rikthye në supermarket me faturën për të treguar se kishte blerë produktin por prodhuesit Blue Bell Creameries u detyruan të zëvendësojnë të gjitha produktet e tyre në frigorifer si masë kujdesi.
Anderson pranoi shkeljen minimale kriminale dhe u dënua me 30 ditë burgim, por rrjedhimisht mori vetëm burgim të pezulluar, 100 orë punë të papaguar dhe gjobë 1000 dollarë.
Shakaja e tij erdhi pas një videoje të ngjashme nga një adoleshente në Texas, video e së cilës ishte shikuar 13 milionë herë.
Top Channel