Vrasësi i Bin Laden: Kur Obama dha njoftimin në TV, unë po haja sanduiç pranë trupit të tij

05/03/2020 15:42

Ushtaraku amerikan që pretendon se vrau Osama Bin Laden ka thënë se fundmi se ka shikuar njoftimin e presidentit Barack Obama për vdekjen e terroristit, ndërsa hante një sanduiç pranë trupit të vrarë të Bin Laden.

Në intervistën e anëtarit të forcave Navy Seal, Robert J. O’Neill, zbuloi momentet tronditëse kur qëlloi dhe vrau Osama Bin Ladenin në një kompleks rezidencial në Pakistan.

“Ne kishim një televizor, presidenti Obama doli duke ecur, me kostum të zi, kravatë të kuqe, dhe ai tha që sonte mund t’i raportojë popullit amerikan dhe botës, se Shtetet e Bashkuara kanë realizuar një mision që vrau Osama Bin Laden kreun e Al Kaeda”.

“Unë isha ulur atje duke ngrënë një sanduiç për mëngjes, dëgjoja presidentin të thotë emrin e Osama Bin Laden, ndërsa unë shikoja trupin e tij”.

Robert foli gjithashtu për letrat që i dha babait të tij, duke i shkruar paraprakisht familjes së tij nëse misioni nuk shkonte siç ishte planifikuar.
“U kemi shkruar letra të gjithëve, letra individuale babait tim dhe vajzave të mia, mamasë time dhe motrës time”.

Njëra prej letrave te mundshme drejtuar vajzës së tij thoshte: “Më vjen keq që humba dasmën tënde, e di që je e bukur, faleminderit që je kujdesur për motrat e tua. Ajo që ne bëmë ishte fisnike”.

Në një intervistë të mëparshme me The Washington Post, Robert O’Neill konfirmoi se ai qëlloi të shtënën fatale që goditi bin Laden në ballë.
Drejtuesi i grupit islamik terrorist, Al Kaeda u vra në 2 maj 2011 në Abbottabad, Pakistan në një operacion të drejtuar nga CIA.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë raportohet se e morën trupin në Afganistan dhe më pas e “varrosën në det” brenda 24 orësh.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA