Tronditëse! Treni “Express” përplaset me makinën, shoferi shpëton mrekullisht

05/03/2020 22:38

Kamerat e sigurisë në jug të Los Angeles të SHBA-së, janë bërë “dëshmitarë” të momentit tronditës kur një automjet , i cili ishte duke kaluar kalimin nën nivel (shinat e trenit) goditet nga treni express.

Në video shikohet shoferi i automjetit teksa kthehet në të majtë,  më pas ul shpejtësinë për të kaluar mbi kalimin nën nivel. Por mesa duket ai nuk e ka parë që në ato momente, ishte duke ardhur një tren express dhe si pasojë përplaset forcërisht me të.

Megjithatë, edhe pse makina ka pësuar dëme të konsiderueshme, fatmirësisht shoferi i saj ia arriti t’ia hedhë vetëm me disa gërvishtje të lehta, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel