Kreu i mjekësisë britanike: Mikrobi i koronavirusit mbijeton 72 orë në sipërfaqet publike

05/03/2020 15:06

Kreu mjekësor i reagimit ndaj koronavirusit të ri në Britani, Chris Whitty tha se autoritetet janë përfshirë tashmë në fazën e “shtyrjes” së epidemisë së COVID-19 dhe jo më me ndalimin e përhapjes së saj.

Mes të tjerash kryedoktori paralajmëroi se 1% e të infektuarve vdesin, virusi mund të mbijetojë në parmakët e shkallëve publike për 72 orë, ndërsa vaksina kërkon të paktën 1 vit për t’u prodhuar.

Ai tha se zyrtarët ende po përpiqen të përballojnë sëmundjen në 90 rastet e evidentuara në Britani dhe po punojnë me supozimin se të tjera do të pasojnë në ditët në vijim.

“Duhet të jemi shumë realistë .. përmbajtja e virusit nuk është diçka e thjshtë”, tha ai, duke paralajmëruar se më të moshuarit duhet të evitojnë vendet me njerëz.

Ndërkohë kryeministri Boris Johnson tha se një pjesë e buxhetit do të parashikohet për masat e epidemisë me biznesin dhe ekonominë. Ai i shtrëngoi dorën prezantuesve në studio megjithse disa prej tyre u përpoqën t’i shmangeshin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel