Emergjenca nga Koronavirusi/ Qeveria e Contes 7.5 miliard € ndihma për bizneset e familjet: Italia do t’ia dalë!

05/03/2020 17:37

ITALI- Qeveria ka akorduar 7.5 miliard euro për të ndihmuar familje, bizneset dhe punëtorët për të marrë vetën nga kriza që ka kapluar vendin pas përballjes së vështirë me Koronavirusin.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Italisë, Guiseppe Conte i cili me anë të një reagimi në Twitter shpjegon se fondi është dhënë në mënyrë që shoqëria italiane t’i bëjë ballë situatës emergjente me koronavirusin.

“Qeveria sapo ka ndarë 7,5 miliardë euro për të ndihmuar familjet, punëtorët dhe bizneset në terma konkret. Ne vazhdojmë të punojmë së bashku për t’u përballur më mirë me emergjencën e koronavirusit. Italia do t’ia dalë!” shkruan Conte.

Kujtojmë që deri tani në Itali nga koronavirusi kanë vdekur 107 persona dhe janë infektuar 3089 por ka edhe 276 të shëruar.

Top Channel