Një grua e verbër, është liruar nga burgu pas 34 vitesh, pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e burrit të saj të dhunshëm.
Willie Mae Harris, tashmë 72 vjeçe, qëlloi për vdekje me armë burrin e saj Clyde Harris, më 30 janar të 1985.
Mirëpo gruaja vazhdimisht nuk i ka pranuar akuzat e ngritura dhe ka pretenduar se nuk kishte ndërmend të qëllonte mbi burrin e saj të dhunshëm, por ajo shprehet se e vrau aksidentalisht atë, në përpjekje për t’u mbrojtur ndaj tij.
Megjithatë Guvernatori i Arkansas (shtet federal në Amerikë), Asa Hutchinson ndihmoi në daljen nga burgu të Willie, e cila fillimisht ishte e dënuar me burgim të përjetshëm. Guvernatori argumentoi se e moshuara gjatë gjithë këtyre viteve është mbajtur në qeli pa të drejtë, pasi ajo në këtë histori ishte thjesht një viktimë e dhunës.
Top Channel