Një burrë i akuzuar për vjedhje identiteti në SHBA ka orkestruar vrasjen e dëshmitares kryesore të çështjes si dhe ka përdhunuar një minorene gjatë lirisë me kusht ne pritje te gjyqit.

35 vjeçari Jose Ledesma, i akuzuar për vjedhje të identitetit të Carmen Ramirez, një dentiste në Florida, dhe i një personi tjetër për t’i vjedhur kartat e kreditit, organizoi vrasjen e dentistes që e kishte denoncuar. Ajo u vra me armë në mes të ditës para klinikës së saj dhe nuk arriti të dëshmonte kundër tij.

Ledesma, i cili ishte liruar me kusht në pritje të gjyqit për vjedhje identiteti dhe mohon vrasjen e dentistes çka u krye në fakt nga vëllai i tij Hector dhe një tjetër bashkëpunëtor, Ralph Benjamin, të cilët janë arrestuar.

Disa javë pas vrasjes, policia thotë se Jose Ledesma përdhunoi e la shtatzënë një 15-vjeçare teksa ishte në liri me kusht.

Ai u arrestua më 14 janar për sulmin seksual ndërsa policia ende po punon për të provuar se Ledesma ishte porositësi i vrasjes së Ramirez.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel