E rrallë! Hajduti përdor kallam peshkimi për të vjedhur një varëse të Versaces!

04/03/2020 16:05

Policia e Melburnit është vënë në kërkim të një hajduti i cili përdori metoda aspak të zakonshme për të vjedhur një gjerdan Versace.

Burri, i cili ende nuk është identifikuar, e mori varësen nga qafa e një manekini me një kallam peshkimi! Incidenti ka ndodhur pas orës 2 të mëngjesit të mëngjesit, në 24 shkurt, por u bë i ditur tani. Pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë burrin duke ecur, e pastaj ndalon përpara dyqanin, në vitrinën e të cilit besohet se kishte bërë më parë një të carë të vogël ku rrëshqiti kallamin dhe nisi, praktikisht peshkimin.

Përpjekjet e tij për të kapur varësen kanë zgjatur më shumë se tre orë. Edhe vetë pronari i dyqanit, Steven Adigrati, ka mbetur i mahnitur nga durimi i hajdutit. “Tre orë për të kapur varësen me grep, e jashtëzakonshme”, u shpreh ai. Nuk dihet ende se çfarë vlerë kishte gjerdani i grabitur. Policia ka shpërndarë pamje dhe foto të burrit, dhe ka kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e tij.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel