Vlorë/ Udhëtonte me shpejtësi, shpërndarësi i picave aksidenton me motor këmbësorin 60-vjeçar
03/03/2020 12:05
VLORË-Një aksident ka ndodhur përgjatë bulevardit Ismail Qemali në Vlorë.
Një motor i cili shpërndante pica ka aksidentuar një person rreth të 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit ashtu si drejtuesi i motorit edhe këmbësori kanë marrë plagë dhe janë shoqëruar në spital. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shpejtësia jashtë normave e shpërndarësit të picave me motor ka qenë dhe shkaku i aksidentit. Ndërkohë në rrugë është derdhur e gjithë salca që motoristi kishte në bagazhin e tij.
Top Channel