Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja
Koronavirusi është duke alarmuar të gjithë globin dhe një ndër vendet më të rrezikuara deri më tani është Irani. Për të minimizuar përhapjen, Ministria e Shëndetësisë në Iran, ka dhënë urdhër që të mbyllen të gjithë objektet fetare, duke përfshirë në këtë listë xhamitë dhe teqet.
Por në videon e publikuar duket se besimtarët bektashian e kanë “injoruar” këtë thirrje të ministrisë dhe shikohen teksa puthin dhe lëpijnë dyert e teqeve, duke transmetuar në këtë mënyrë mesazhin se “ne nuk i frikësohemi koronaviurist”.
Sakaq, deri më tani, autoritetet përkatëse kanë njoftuar se rreth 978 persona janë diagnostikuar si mbartës të epidemisë vdekjeprurëse, ndërsa rreth 54 të tjerë kanë humbur jetën. Në këtë listë bën pjesë dhe njëri nga këshilltarët e prijësit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i identifikuar si Mohammad Mirmohammadi, i cili vdiq në moshën 71 vjeçare si pasojë e virusit, të njohur zyrtarisht si COVID-19.
Top Channel