
TVSH për investimet në Infrastrukturën sportive do të tatohen me 6 përqind.
Kjo përfshin si punimet për ndërtimin e investimeve shtetërore në sektorin e sportit ashtu dhe ato që bëhen nga klubet dhe federatave sportive.
Qeveria ka dërguar në parlament një projekligjt ku parashikohet reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar pikërisht për investimet në infrastrukturën sportive. Kjo bëhet me qëllim mbështetjen, nxitjen dhe zhvillimin e sportit.
Aplikimi i shkallës së reduktuar të Tatimit mbi vlerën e e shtuar lejon, zbritjen e shumës së TVSH-së, së cilës i njihet e drejta e zbritjes.
Pra, furnizuesit e punimeve të ndërtimit, ndonëse do të llogarisin TVSH–në në shitje prej 6 për qind për punimet e ndërtimit për infrastrukturën sportive, do të zbresin të plotë TVSH-në e paguar prej 20% për blerjen e mallrave dhe shërbimeve në funksion të këtyre punimeve. Nuk ka një llogaritje se sa është efekti negativ në buxhet.
Top Channel