Dhuna ndaj kreut të Vetëvendosjes në Skënderaj/ Kryetari i komunës i thirrur nga policia për të dëshmuar, qytetarët “mësyjnë” përpara komisariatit Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së kompleksit të “Trepçës” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie nga procesi i fundit i punësimit në këtë ndërmarrje.
Protestuesit i kanë dhënë afat qeverisë që deri të premten të anulojë konkursin dhe të shkarkojë bordin drejtues, në të kundërtën paralajmëruan përshkallëzim të situatës.
Kombinati metalurgjik i Trepces përballet sot me probleme të shumta, e situatën e vështirëson edhe më tepër teknologjia e vjetëruar. Ka shumë plane për të në 2020-tën, por asnjëri nuk mund të realizohet pa investimet e duhura, ndërsa shumë mendojnë se në këtë pikë është arritur dhe për shkak të keqmenaxhimit, korrupsionit e nepotizmit.
“Trepça” llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Në vitet e’80, aty punonin mbi 20 mijë punëtorë, ndërsa vitet e fundit kjo shifër nuk shkon më shumë se 1 mijë e 300.
Top Channel