Tragjike në Rusi/ Avioni ushtarak përplaset me një shkëmb dhe rrëzohet, humbin jetën 29 persona
Në një ngjarje të rrallë e të mrekullueshme, një femër e zvarranikut gjigand të quajtur ‘dragoi i Komodos’ në Indonezi, ka prodhuar tre këlyshë pa ndihmën e një mashkulli në kopshtin zoologjik të Chattanooga.
Tre këlyshët e lindur gushtin e shkuar u testuan për të përcaktuar nëse femra Charlie, ishte nënë për herë të parë, ishte riprodhuar me ndihmën e dragoit mashkull të kopshtit Kadal, apo ishte riprodhuar vetëm, në fenomenin e quajtur partenogjeneza.
Rezultatet e ADN treguan se ajo kishte lindur me partenogjenezë, gjatë të cilës femra lind pa fertilizimin e vezës nga mashkulli. Kjo është diçka për të cilën dragojtë Komodo kanë evoluar të bëjnë pasi jetojnë të izoluar në botën e egër dhe shpeshherë bëhen të dhunshëm dikush i afrohet.
Femrat e Komodo kanë gjashtë kromozome seksi WZ, kurse meshkujt kanë tipin ZZ. Kur ndodh partenogjeneza, nëna mund të krijojë vezë vetëm me kromozomet WW e ZZ, por vetëm këto të fundit lulëzojnë dhe këlyshët dalin të gjithë meshkuj.
Fenom,eni është shumë i rralë dhe herën e fundit është regjistruar me dragojtë Komodo në 2006.
“Megjithse dragojtë Kadal e Charlie ishin vendosur së bashku me shpresën të çiftoheshin, stafi i kopshtit të Chattanooga është i lumtur të njoftojë veprën monumentale të natyrës si jesë e programit të konservimit për këtë specie të rrezikuar”, thuhej në deklaratën e kopshtit zoologjik.
Top Channel