SHBA, Trump konfliktohet me ekspertët e koronavirusit teksa kërkon vaksinën

03/03/2020 18:10

Presidenti amerikan Donald Trump ka debatuar ashpër dje me ekspertët e farmaceutikës në Shtëpinë e Bardhë teksa u kërkonte vaksinën e koronavirusit për dy muaj, ndërsa numri i viktimave në SHBA ka arritur në 6.

Administrata amerikane tha se kishte siguruar përkushtimin e 10 krerëve të industrisë farmaceutike për bashkëpunim në gjetjen e vaksinës kundër virusit. Por ekspertët argumentonin se vaksina nuk mund të krijohet menjëherë, edhe pse Trump në një pikë të debatit pyeti se përse vaksina e gripit nuk mund ta ndalojë epideminë.

Presidenti tha: ‘Kam dëgjuar shumë shifra. Kam dëgjuar numra muajsh or nëse po flisni për tre ose katër muaj në regull”.

Por kreu i Institutit të Alergjive Anthony Fauci, ndërhyri e tha: ‘Më lejoi t’ju flas për informacionin e duhur. Një vaksinë që dikush krijon e teston brenda një viti nuk është e përdorueshme”, tha ai duke shpjeguar fazat e kalueshme të prodhimit ndërsa në fund të debatit tha se koha për prodhimin e saj është nga një vit deri në një vit e gjysmë.

Drejtues të tjerë të industrisë mbështetën fjalët e tij duke thënë se vaksina nuk mudn të prodhohet për disa muaj ndërsa mjekime për virusin, po.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel