Punonjësin e zë korenti, në zgarën që vetë e kishte raportuar të dalë jashtë funksioni

03/03/2020 06:46

Një punëtor të Mc Donald në Peru, e ka zënë korrenti në momentin që po pastronte zgarën e pjekjes, të cilën ai e kishte raportuar të dalë jashtë funksionit një javë më parë. Burri i identifikuar si Oscar Luyo Zeballos, ishte duke pastruar kuzhinën në të cilën punon, një degë e rrjetit Mc Donald në Lima të Perusë, në momentin që ndodhi incidenti.

Sipas mediave lokale, i riu fillimisht kishte ndjerë shkëndija të vogla elektrike në momentin që po pastronte zgarën. Për të shmangur kontaktin, ai shkoi për të hequr prizën, por në atë moment u shkaktuan shkëndija të fuqishme elektrike dhe si pasojë e zuri korenti.

Menjëherë pas kësaj, Oscar u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal dhe aktualisht raportohet se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe mjekët po kujdesen që i riu të rikuperohet sa më shpejt.

Sakaq autoritetet përgjegjëse i kanë vendosur një gjobë restorantit prej 4,300 PEN (rreth 10 euro). Ndërkohë mediat lokale bëjnë me dije se restoranti momentalisht është i mbyllur dhe ndaj tij është hapur tashmë një hetim.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel